Tash e disa muaj është duke u paralamëruar startimi i spektaklit “Big Brother Vip Kosova”.
Tani zyrtarisht është zbuluar se më 5 dhjetor do të futen banorët e parë në shtëpinë më të famshme të momentit “Big Brother Vip Kosova”.
Deri në nisjen e këtij spektakli të gjithë janë kurioz për pamjen e shtëpisë së famshme ku do të marrin pjesë shumë VIP-a shqiptarë.
Moderatorja e njohur, Liberta Spahiu ka publikuar një cep të shtëpisë ku duket njëra nga kamerat në një dhomë ngjyrë lejla e kombinuar me portokalli.
Kujtojmë se deri më tani janë konfirmuar opinionistët e këtij spektakli të cilët janë Olti Curri dhe Afërdita Paqarada.