Emocionet e Ligës së Kampionëve vazhdojnë edhe këtë javë me ndeshjet e 1/8 së finales, shkruan Gazeta Enigma.
Villarreal – Juventus dhe Chelsea – Lille janë dy takimet që do të luhen sonte me fillim nga ora 21:00.
Vëmendja kryesore pritet të jetë në takimin Villarreal – Juventus, ndeshje e cila pritet të jap shumë emocione për shkak të formës së mirë që po e kalon skuadra spanjolle dhe luhatjet e vazhdueshme në këtë sezon nga skuadra italiane.
Villarreali dhe Juventusi nuk janë takuar asnjëherë në garat ndërkombëtare, kjo do të jetë takimi i tyre i parë në këtë ndeshje.
Villarrealit do t’i mungojnë Coquelin, Gerard Morena dhe Pena, në dyshim është Cpoue.
Kurse, Juventusi do të ketë mungesa të mëdha në këtë ndeshje si Federico Chiesa, Paulo Dybala, Daniele Rugani, Bernardeschi dhe Chiellini.
Chelsea të drejtuar nga Thomas Tuchel priten të kenë punë të lehtë ndaj Lilles sonte në Stamford Bridge.
Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrova është ftuar për këtë ndeshje nga skuadra franceze dhe pritet të debutojë sonte./GazetaEnigma/
The Round of 16 continues! ????
Who'll win this week?#UCL— UEFA Champions League (@ChampionsLeague) February 21, 2022