Liga e Kampionëve vazhdon edhe sonte me dy super përballje

Liga e Kampionëve vazhdon edhe sonte me dy super përballje

Emocionet e Ligës së Kampionëve do të vazhdojnë edhe sonte nga ora 21:00 me dy supër përballje.

Chelsea – Real Madrid dhe Villarreal – Bayern, janë dy takimet e fundit në kuadër të çerekfinaleve në Ligën e Kampionëve.

Në mbrëmjen e kaluar Manchester City fitoi me rezultat 1-0 ndaj Atletico Madridit, kurse, Liverpooli e mposhti Benficën me shifrat 1-3.

Vëmendja kryesore sonte pritet të jetë në ndeshjen Chelsea – Real Madrid. Këto dy skuadra u takuan edhe në sezonin e kaluar ku triumfuan anglezët të cilët u shpallën kampion në këtë kompeticion.

Real Madridi i Carlo Ancelottit vjen i motivuar në këtë ndeshje pasi ka eliminuar Parisin e Messit, Neymarit dhe Mbappes, kurse Chelsea pati punë të vështirë me Lille./GAZETA ENIGMA/

Related Articles