Me të nisur edicioni i dytë i Big Brother VIP Kosova banorët pjesëmarrës kanë nisur të marrin vëmendje.
Ata po komentohen pothuajse për secilin debat apo veprim brenda shtëpisë së famshme dhe as një diskutim i tyre i fundit nuk ishte më ndryshe.
Disa prej tyre gjatë ditës së sotme (e diel) kanë qëndruar në oborrin shtëpisë ku edhe kanë diskutuar për tema të ndryshme.
Mes banorëve që mori vëmendje me debatin ishte edhe Visar Dërmaku, i njohur ndryshe edhe si Gani Gërmia, i cili u shpreh se ai mendon që ylli i ndjerë i muzikës ndërkombëtare, Michael Jackson është gjallë.
Ai iu referua një interviste të miqve të artisti që kishte ndjkeur kohë më parë, e për të cilën ishte i bindur në teorinë e tij.
“Shikojeni intervistën e mikut të tij të ngushtë, ai ashiqare është Michael Jackson në formën se si iu drejtonte kamerës. Po t’ia shohësh sytë dhe reagimet, ai ashiqare është Michael Jackson, pse është e vështirë që ne të kuptojmë kaq”, u shpreh ai.