Linda Halimi dhe Gani Gërmia, kanë debatuar me tone të ashpra dhe me ofendime drejt njëri tjetrit. vazhduar me debate brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova.
Teksa Linda i është drejtuar me fjalët “homofob dhe fundërrinë”, Ganiu më pas e ka ofenduar duke e prekur edhe në familje.
“A ti s’flet me kushërinj? Unë të paktën te familja shkoj për Bajram, e ti s’ke ku shkon”, i ka thënë Ganiu-Lindës.
Me këtë ai i është referuar rrëfimit që vet Linda ka bërë, e cila ka thënë se ka familjarë që nuk i flasin për shkak të zgjedhjes që ka bërë në jetë, duke u martuar me një të huaj dhe me ngjyrë.
E pasi kanë zhvilluar këtë debat të ashpër, Linda është ndjerë e prekur dhe ka filluar të qajë.
Në një video e cila është shpërndarë në rrjetin social Twitter, Linda mund të shihet shumë e prekur emocionalisht nga ky debat, teksa afër i gjendet banorja tjetër e shtëpisë, Shqipja.
Lindita be strong mos u merr me at klinc #bbvipks2 pic.twitter.com/aqQM0iY02A— egal_more (@shqipexplore) December 28, 2023