Një pjesë e banorëve të Big Brother VIP Kosova 2 janë zgjuar me një disponim të mirë.
Ata dolën jashtë bashkë për të shijuar rrezet e diellit në oborrin e shtëpisë më të madhe në vend.
Lindita ishte në mesin e atyre banorëve e cila bënte shaka me Shqipen dhe Lumbardhin.
Ajo iu drejtua Lumit duke i thënë: “Kur kam thënë se më parë dhe më shpejt bëjë të dashur unë këtu se ju, djemt. Fjalën e kam pasë se Shqipja është e dashuruar në mua”.
Kjo gjë shkaktoi të qeshura te banorët që ishin aty, e në mesin e tyre ishte edhe Shqipja.