Lirohet nga paraburgimi reperi Fero

Lirohet nga paraburgimi reperi Fero
Në media kishte qarkulluar një video e reperit të njohur nga Gjilani, Feronit Shabi, ndryshe i njohur për publikun me nofkën Fero, ku shihej duke ushtruar dhunë ndaj një qytetari në veturën e tij.

Sot (e martë), Fero është liruar nga paraburgimi.

Lirimin e reperit e ka konfirmuar për lajmi.net avokati i tij, Ilir Shaqiri.

“Po e konfirmoj që është liruar nga paraburgimi Fero. Sot është mbajtur seanca fillestare për çështjen penale ndaj tij. E ka pranuar fajësinë dhe ka shprehur shumë keqardhje për situatën që ka ndodhur, ka qenë i thyer rëndë edhe me fjalë edhe me gjeste nga i dëmtuari, janë pajtuar familjarisht Fero dhe i dëmtuari, dhe ka përfundu kjo çështje.”, tha avokati i reperi për lajmi.net.

Reperit i ishte caktuar dënimi prej 30 ditësh.

Related Articles