Loredana publikon datën kur del në shitje libri i parë i shkruar nga ajo

Loredana publikon datën kur del në shitje libri i parë i shkruar nga ajo

Rap-artistja e njohur shqiptare, Loredana Zefi, ka paralajmëruar se me 18 nëntor do të del në treg libri i parë i shkruar nga ajo, raporto Gazeta “Enigma”.

Sipas saj në këtë libër ka shpalosur detaje nga jeta dhe karriera profesionale – duke përfshirë edhe të kaluarën e saj – e cila jo pak ka bërë bujë në media.

Autorja e “Nëse don” me gjasë do të përfshijë edhe historinë me Mozzik, me të cilin ka edhe një vajzë të quajtur, Hana.

“Sigurisht që të gjithë mund ta konsiderojnë historinë e tyre si të më trishtën, më dramtiken dhe më prekësen. Për mua, historia ime është gjithashtu më e trishta sepse është e imja, e dini? E kam ndjerë, përjetuar dhe jetuar”, ka shkruar ajo.

“Kështu që, mirë se vini në historinë time, të cilën e kam shkruar edhe pse ndonjëherë më dhemb të kthehesh në plagët e së kaluarës, t’i përjetosh ato përsëri”.

“Këtu po ndaj përvoja nga jeta ime private, të cilat nuk do të kisha ëndërruar t’i bëja publike më parë. Libri im “Als mein herz brach” apo në shqip (Kur zemra ime u thye) del më 18 nëntor dhe është i disponueshëm kudo”. /Gazeta Enigma/

Related Articles