Lotina dhe Mozzik shfaqen më të afërt se kurrë

Lotina dhe Mozzik shfaqen më të afërt se kurrë

Lotina Haziri dhe reperi i njohur Mozzik po vazhdojnë të jenë në qendër të vëmendjes, duke u komentuar gjerësisht nga publiku dhe mediat.

Dyshja duket se kanë vendosur t’i lënë pas angazhimet e përditshme për të shijuar disa ditë relaksi në një destinacion bregdetar.

Përmes disa fotove të publikuara në rrjetet sociale, Lotina dhe Mozzik janë parë duke pozuar të buzëqeshur dhe të afërt në kostume plazhi, duke treguar se po kalojnë momente të lumtura pranë njëri-tjetrit.

Pamjet kanë ngjallur interes të madh në rrjet, duke shtuar spekulimet për seriozitetin e lidhjes së tyre.

Related Articles