Situata mes Kristit dhe Efit në Big Brother ka agravuar. Kjo pasi Kristi u nervozua shumë me banoren kur kjo e fundit i theu një vezë në kokë.
Ai i tha Efit se është njeri pa karakter dhe pa dinjitet, pasi “sulmin” ia bëri në një moment që nuk e priste.
Kjo e fundit zgjodhi ta injoronte dhe i tha mos të bëjë zhurmë, sepse ka dalë të shijojë diellin. Luizi nga ana tjetër e mbrojti Efin dhe u shpreh se veprimi i saj ishte për t’i treguar Kristit që në shtëpi ka ligje dhe shtet.
Kristi tha se në shtëpi ka vetëm njerëz bullizues dhe se e vetmja gjë që ata dinë të bëjnë është të shajnë e të ofendojnë. Ai madje u shpreh se Luizi është i korruptuar dhe se bën aleanca gjithë kohën me grupin e tij.