Luizi përlotet nga një video-mesazh që merr nga motra dhe mbesat në BBVA

Luizi përlotet nga një video-mesazh që merr nga motra dhe mbesat në BBVA

Konkurrenti i Big Brother VIP Albania, Luiz Ejlli, është befasuar në spektaklin e natës së sotme (e shtunë).



Ai u surprizua me një video-mesazh të shkurtër nga motra dhe mbesat nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Artisti shkodran u përlot nga kjo video e shkurtër, ndërkohë që tha se ndjen mall të madh për to.

Veç kësaj, në ‘Dhomën e Surprizave’ atë po e priste bashkëshorti i motrës së tij, i cili po ashtu kishte ardhur nga Amerika.

I njëjti u shpreh se janë miq shumë të mirë dhe se për të ka qenë vëlla e gjithçka për familjen e tij.

Luizi ndryshe është shprehur se nëse nuk do ta fitojë këtë edicion të Big Brother do të zhvendoset për të jetuar në Amerikë.

Këtë natë mes tjerash nga BBVA u largua tenori i njohur, Armaldo Kllogjeri.

Related Articles