Luizi: Po të mos kishin qenë Kiara dhe burri i Oltës, unë dhe Olta do ishim çifti perfekt

Luizi: Po të mos kishin qenë Kiara dhe burri i Oltës, unë dhe Olta do ishim çifti perfekt

Banorët do të qëndrojnë të veshur me një bluzë të përbashkët deri në prime-n e ardhshëm. Kjo ka qënë prova që Vëllai i Madh iu dha banorëve gjatë spektaklit.



Olta dhe Luizi duhet të qëndrojnë “të lidhur” me njëri-tjetrin. Mbrëmjen e djeshme dyshja ishin bashkë në dhomën e rrëfimit ku nuk i kursyen batutat.

Olta: Po si mund ta çojë ky njeri një sfidë nga fillimi deri në fund?

Arbana Osmani: Po lëre, lëre

Olta: Po do ta heqi mi

Arbana: Lëre ta shohim do e heqë apo jo

Luizi: “Lëre, lëre”, je duke më futur frikën kështu

Olta: Tani dëgjo, këto nominimet duhet t’i themi jashtë? Se këtij nuk i mbyllet goja

Arbana: Po ç’ke ti? Ai mban përgjegjësi për veten e vet, ti mos e thuaj për vete. As ai mos ta thotë për veten e vet.

Olta: Tani çfarë ndodh…

Luizi: Sa flet moj! Po a durohet kjo moj?

Olta: Po një sekondë

Luizi: Çohu moj gru (qesh)

Olta duke qeshur: Ky do ta heqë bluzën sapo të mbarojë ky program, pastaj do ta heqin gjithë me rradhë dhe iku 20-tshja.

Luizi: Edhe unë përshëndes mamin, të gjithë…po çohu moj

Olta: Dori të dua, je jeta ime, vdes për ty

Luizi: O Dor si e duron mor vlla? (Qeshin të gjithë) Si e duron? Ti e dashke fort se nuk ka mundësi

Olta: Edhe unë vdes

Luizi: Ti vdes po ai do vdesi

Arbana: A t’ju shohim dhe 5 minuta se jeni shumë të lezetshëm pavarsisht të gjithave?

Olta: Po ky vdes për mua moj po ça t’i bëje lojës

Luizi: Vdes për të po ça t’i bëj Dorit e Kiarës se ne kishim qenë çifti më perfekt në planet…po lëri lëri se është pjesë e skenarit

Olta: Portalettt…Kiara e shkretë kur t’i lexojë këto! Dy gaforre bashkë, imagjino.

Related Articles