Lukun e Borës në 2022, Elvana e ka patur në 2007-tën

Lukun e Borës në 2022, Elvana e ka patur në 2007-tën

Nuk thonë kot që moda përsëritet. Ja sot për shembull Bora Zemani na u duk fiks si këngëtarja Elvana Gjata në vitin 2007 ku konkurronte në Kënga Magjike.

Hiti i saj me muzikë të Flori Mumajesit dhe tekst të Aida Barakut fitoi vendin e tretë të këtij edicioni të Kënga Magjike.

Por le të kthehemi te look-u i vajzave modeli i fustanit është thuajse njësoj, vetëm se tek Elvana kemi një kombinim bardhezi, ndërsa tek Bora mbizotëron e bardha dhe ngjyra e argjendit.

Dorezat janë një tjetër detaj i përbashkët vetëm se Elvana i ka të zeza dhe të shkurtra ndërsa Bora të bardha.

Modeli i flokëve është i njëjtë vetëm forma e grimit ka ndryshuar.

Related Articles