Fituesi i edicionit të dytë i “BBVK”, Lumbardh Salihu, ka marrë një vëmendje përgjatë këtyre ditëve, pas aludimeve që ai dhe Kaderi i kanë dhënë fund marrëdhënies së tyre e cila u krijua brenda katër mureve të shtëpisë së “BBVK”.
E kështu nuk mbeti pa u prekur dhe diskutuar kjo pjesë dhe në mbrëmjen e djeshme në “Në Kurthin e Piter Pan”.
Lumbardhi: Nuk është jeta apo lidhja e njëjtë sikur në formatin e “BBVK” që e kam patur por mendoj që nëse e do dikë duhet të luftosh për atë person.
Alketa: Të ta bëj pyetjen direkte unë? Kaderi si është, është mirë? A dëshiron t’i thuash diçka nëpërmjet Piter Panit?
Lumbardhi: Kaderi shpresoj që është mirë dhe kam vetëm një mesazh për të, është një zemër.