Mahniti jurinë e “American Idol” dhe gjithë shqiptarët me audicionin e tij, Kim vendos të largohet nga talent show

Mahniti jurinë e “American Idol” dhe gjithë shqiptarët me audicionin e tij, Kim vendos të largohet nga talent show

“American Idol” pati një konkurrent mjaft special këtë edicion, teksa djaloshi shqiptar Kim mahniti jurinë e artistëve të njohur duke kënduar shqip, por edhe me historinë e tij, që bëri xhiron e gjithë trojeve tona. 

Kështu, Kim, arriti të bëjë krenarë të gjithë shqiptarët, por edhe familjen e tij, ndërsa sigurisht shkoi në fazën tjetër të programit, në Hollywood, megjithatë së fundmi duket se ai ka ndryshuar mendje. 

Me anë të një postimi në Instagram, ai ka njoftuar se nuk do të shkojë të këndojë në Hollywood, duke shprehur mirënjohjen për ata që ja dhanë këtë mundësi, duke falenderuar fansat, por edhe duke kërkuar mbështetjen e tyre në vazhdim. 

“Dua t’ju njoftoj the gjithve se nuk do të performoj në javën e Hollywood. Jam shumë mirënjohës i American Idol që më dha mundësinë të ndaj historinë time dhe të lidhem me njerëz nga e gjithë bota. Kam takuar disa njerëz të jashtëzakonshëm gjatë procesit dhe ju jam shumë mirënjohës të gjithëve për dashurinë dhe mbështetjen që më keni dhënë. Kjo ishte një ëndërr e realizuar dhe nuk do të ishte e mundur pa ju. Ju lutemi vazhdoni te me mbeshtetni pasi qe ky është vetëm fillimi. Ka shumë më tepër nga Kimi për të ardhur. Ju dua të gjithëve.”- shkruan Kim në postimin e tij. 

Related Articles