Makeup artisti i njohur ju tregon si të bëni penelin pa u lodhur fare (VIDEO)

Makeup artisti i njohur ju tregon si të bëni penelin pa u lodhur fare (VIDEO)

Makeup artisti Henri Gjata ishte i ftuar te “Rudina” ku foli për tendencat më të fundit të makijazhit dhe çfarë do të shohim më shpesh këtë verë te personazhet e njohur.

Si gjithmonë, shumë praktik, Henri ndau me ndjekësit sekretet e profesionit të tij.

Me anë të një pecete që e vuri në bishtin e syrit duke shkuar paralel me vetullën, artisti vizatoi një linjë në cep të syrit që i dha formën e duhur tiparit dhe gjithashtu e vuri më në pah.

Ai sqaroi se nuk duhet ta bëjmë penelin duke e çuar vijëzimin deri në mes të kapakut të syrit. Cepi është mjaftueshëm për të realizuar qëllimin tuaj.

Për më tepër keni një video në dispozicion që ju demonstron se si duhet ta realizoni këtë truk makeup-i./Gazeta Enigma/

Related Articles