Mallorca është përballur me Sevillan, ndeshje kjo e xhiros së tretë në La Liga.
Raste të shumta gjatë ndeshjes pati reprezentuesi kosovar, Vedat Muriqi, mirpo nuk arriti ta konkretizoj asnjërën nga to.
Ndeshja ishte krejtësisht e barabartë, pasi të dyja skudrat kishin rastet e tyre, por që në fund kjo përballje u mbyll me rezultat 0:0.
Gjatë ndeshjes futbollisti Saul Niguez u ndëshkua me karton të kuq.
Të dyja këto ekipe kanë nga dy barazime e nga një humbje, duke mos e shijuar ende fitoren në edicionin e ri 2024/25. /Gazeta Enigma