Pas Ilnisës dhe Meritonit, në shtëpinë e “Big Brother VIP” do të kemi një tjetër dasmë.
Vëllai i Madh i ka vendosur banorët para një sfide, ku ata do duhet të organizojnë një dasmë, duke zgjedhur çiftin që do celebrohet, dëshmitarët por dhe familjarët e nuses dhe dhëndrit. Çifti që do të celebrohen do të jenë Heidi dhe Romeo, të cilët në ditët e fundit janë kthyer sërish bashkë, pas ndarjes.
Dasma do të organizohet mbrëmjen e nesërme në orën 21:00 dhe të gjithë banorët do marrin nga një rol për të organizuar këtë festë.