Martohen Miss Argjentina dhe Miss Porto Riko (VIDEO)

Martohen Miss Argjentina dhe Miss Porto Riko (VIDEO)

Mariana Varela dhe Fabiola Valentín, Miss Argjentina dhe Porto Riko, u martuan. Lajmin e ka bërë të ditur Mariana në Instagram me një sërë fotosh, ndërsa dasmën e tyre e ka cilësuar si një “ditë të veçantë”.

Sipas postimit të saj, vajzat janë martuar më 28 tetor. Të njëjtin postim e ka shpërndarë edhe Fabiola në profilin e saj në Instagram.

Vajzat u takuan në konkursin e bukurisë Miss Grand International në vitin 2020, por e mbajtën të fshehtë lidhjen e tyre. Në një postim që kanë shpërndarë në Instagram, ato kanë treguar momente të realizuara gjatë lidhjes së tyre, duke përfshirë udhëtimet së bashku, ditën e fejesës, unazat…

Related Articles