Sot këngëtarja e njohur kosovare, Dafina Zeqiri ka vendosur të organizojë festën e dasmës së saj me Kreshnikun.
Ndonëse muajin e kaluar dyshja u kurorëzuan, ata sot kanë vendosur që ta bëjnë dasmën e tyre madhështore, shkruan Sinjali, përcjellë Gazeta Enigma.
Figura tashmë të njohura të muzikës dhe artit i janë bashkuar këtij gazmendi familjar, ku dhe janë publikuar pamjet e para të sallës se ku do të qëndrojnë çifti bashkë me mysafirët e ftuar.

