Nxënësit e prej klasës së parë deri në të pestën priten që të furnizohen me shujta ditore për një vit nga Komuna e Klinës.
Komuna e Klinës pritet që të sigurojë shujtat ditore për nxënësit e kësaj komune, pasi janë ndarë 93 mijë e 265 euro si vlerë e parashikuar për kontratë.
Për këtë aktivitet tenderues u përdor procedura e hapur e prokurimit më kriter për dhënie të kontratës, çmimi më i ulët.
Shujtat priten të shpërndahen në të gjithë territorin e Klinës për nxënësit e klasave prej 1 deri në 5.