Zakonshëm, Real Madridi ka mbeldhur edhe njëherë me qindra e mijëra njerëz në sheshin e “Cibeles”, për të festuar fitoren e trofeut të 15-të të Ligës së Kampionëve.
Rrugët e kryeqytetit spanjoll, ishin mbuluar nga e bardha, tifozë të shumtë po festonin së bashku me lojtarët e Real Madridit.
E gëzimi për tifozët e kësaj skuadre sa vjen edhe shtohet pasi është raportuar se në ditët në vijim klubi do të zyrtarizoj blerjen e shumëpritur të Kylian Mbappe-s.
Festimet nisën me ekipin që u larguan nga “Santiago Bernabeu” përmes një autobusi i cili ishte i hapur lartë për t’i krijuar mundësinë lojtarëve dhe stafit të trajnerëve që të përshëndetin turmën e cila ishte e pranishme në rrugët e kryeqytetit spanjoll.
Një ndër momentet kryesore të kësaj feste ishte kur kapiteni Nacho Fernandez i vendosi shallin dhe flamurin e Real Madridit figurës së Cibeles.
Kujtojmë se Real Madridi mposhti Borussia Dortmundin me rezultat 2-0, në finalen e Ligës së Kampionëve./Gazeta Enigma