Futbollisti kosovar, Mërgim Vojvoda, në fund të afatit kalimtar të janarit ka vendosur që të ndryshojë skuadër.
Mbrotjësi i Kosovës mbetet në Seria, por nga Torino tanimë ka kaluar tek Como.
Vojvoda ka nënshkruar me këtë klub deri në vitin 2028-të.
30-vjeçari pasi i dha fund eksperiencës së suksesshme me Torinon, foli për herë të parë si futbollist i ri i Comos.
“Jam i lumtur dhe krenar që jam këtu dhe i gatshëm për të ndihmuar ekipin. Serie A nuk është një ligë e lehtë, por mendoj se skuadra ka cilësi. Kam biseduar me trajnerin dhe jam këtu për të punuar për projektin.”, ka thënë Vojvoda pasi nënshkroi me Comon.
Vojvoda i ka zhvilluar mbi 100 ndeshje në Serie A me Torinon dhe përvoja është në anën e tij.
Me Comon, futbollisti me prejardhje nga Drenica synon ta ruajë statusin e ekipit elitar në futbollin italian.
Ai u lind në Liege të Belgjikës.
Mërgim Vojvoda ka luajtur në disa klube të atjeshme, përfshirë këtu Standard Liège dhe Royal Excel Mouscron.
Ai po ashtu është pjesë e rregullt dhe e rëndësishme e Kombëtares së Kosovës, me të cilën i ka mbi 60 paraqitje që prej debutimit të tij në vitin 2016. /Gazeta Enigma