“Me astrologji i ka bërë dy shtëpi?”, Roza e prekur pas përplasjes me Merin, bisedon me banorët: Më ra me shuplakë dhe…

“Me astrologji i ka bërë dy shtëpi?”, Roza e prekur pas përplasjes me Merin, bisedon me banorët: Më ra me shuplakë dhe…

Roza Lati ndihet e lënduar pas debatit me Meri Shehi, që degradoi edhe në përplasje fizike.

Në një bisedë me Ilnisa Agollin, Jul Dedën dhe Rike Roçin në oborr, moderatorja u shpjegoi se astrologia e ka goditur me shuplakë.

Ndërsa konkurrentët treguan versionin e Merit, se nuk ka pasur asnjë konfrontim fizik.

Roza: Ajo shuplaka motër… më ra në shuplakë.

Rike: Po realisht të preku kështu?

Roza: Më kapi te mjekra dhe më ra

Rike: Ajo më tha jo

Ilnisa: Jo tha…

Rike: Unë ia thashë, Roza nuk ka dalë mendsh

Roza: Dua të di nga ju, duke e njohur, unë i rashë vetë gruas së huaj? Padashje, papritur?

Rike: Ajo tha jo

Roza: Se na çuditët

Juli: E kupton se çfarë po bëhet këtu

Roza: Se si ia ka dalë deri këtu? Me çfarë i ka bërë dy shtëpi, sikurse thotë ajo, me astrologji?

Ilnisa: Mos të flasim për këto gjëra tani, për ekonominë e të tjerëve

Roza: Po ashtu thotë, Rikja ma tha

Ilnisa: Lere tani

Related Articles