Me foton e mamasë në spital, Bardhi reagon pas aludimeve për largimin nga “BBVIP”

Me foton e mamasë në spital, Bardhi reagon pas aludimeve për largimin nga “BBVIP”

Mbrëmja e së shtunës nuk ishte dhe aq e bukur për Bardhin, i cili në ambientet e shtëpisë mësoi për gjendjen shëndetësore jo të mirë të nënës së tij dhe kështu që ai vendosi të largohej menjëherë prej formatit.

Deri në këto momente nuk dihej asgjë rreth tyre dhe gjendjes shëndetësore të nënës , por pak momente më herët Bardhi ka bërë një reagim në Instagram, ku ka postuar gjithashtu një fotografi të nënës së tij e cila ndodhet në ambientet spitalore.
 
“Pranë teje në krejt rrethanat. Ti je arsyeja me të gjitha meritat për djalin që unë jam! I lumtur që je mirë! Falenderues për të gjithë njerëzit që më kanë shkruar për gjendjen shëndetësore të nënës”.

“Kërkoj falje për të gjithë ata adhurues që u dëshpëruan nga dalja ime e parakohshme, por në fund të ditës, shëndeti i gruas më të rëndësishme në jetën time vendosi ndryshe. Shihemi shumë shpejt!”, shkroi këngëtari.

Me foton e mamasë në spital, Bardhi reagon pas aludimeve për

Related Articles