Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, këto ditë është kthyer në Shqipëri me familjarët e saj.
Ajo ka zgjedhur bregdetin e Sarandës për të kaluar disa ditë pushimi me më të dashurit e saj, ndërsa vazhdimisht i ka dokumentuar ato përmes rrjeteve sociale.
Së fundmi, Lipa publikoi një sërë fotografi në llogarinë e saj zyrtare në Instagram, ku mund të shihej duke kaluar momente të këndshme në jug.
Krahas fotografive, Dua ndau me afro 89 milionë ndjekësit e saj edhe një video, ku shihej në plazh duke kërcyer me familjarët e saj valle tradicionale.
Nën ritmet e këngës së famshme popullore shqiptare “Hajde luj qyqek”, Dua mund të shihet teksa vallëzon dhe dëfrehet me këtë këngë.
“Energji gjatë gjithë verës”, shkroi interpretuesja e hitit “Levitating” në mbishkrimin e postimit në fjalë.
Dua Lipa përndryshe ka qenë pak më e lirë këtë vit, ngase nuk ka qenë e zënë me turne apo koncerte, por thjesht ka punuar në projekte të reja muzikore.