Sot, artisti i njohur shqiptar Flori Mumajesi ka ditëlindjen e me këtë rast ai ka kujtuar nënën e tij të ndjerë.
Me anë të një postimi emocional në rrjetin social Instagram ai u shpreh se nëna e tij iku nga jeta në të njëjtën datë që e solli në jetë atë.
“Më mungon është pak ta them, çdo ditë të kam para syve si luftove duke më shtrënguar dorën deri në frymën e fundit. Asnjë urim s’ma mbush dot shpirtin kur s’e kam një telefonatë nga ty, një mesazh! Më ike ditën që më linde mushe, nuk e di a është më ditëlindja ime në datën 23”, shkroi Flori ndër tjerash.
Rikujtojmë se vitin e kaluar ndërroi jetë nëna e kantautorit shkak i problemeve me zemër.