Pyetjes se a ka frikë të tregojë se si dukej dikur, Linda Halimi nuk ka nguruar ti përgjigjet të gjithë atyre të cilët e kanë menduar këtë gjë.
Me anë të një postimi në profilin e saj tē Instagramit ajo ka treguar se nuk e ka aspak problem të tregojë këtë pjesë të saj duke treguar një video se si ka qënë më parë dhe ndryshimin e bërë.
Linda Halimi është një këngëtare mjaft e zonja por njëkohësisht dhe model frymëzimi për shumë vajza dhe gra ku me anë të kësaj video ajo na ka treguar se me punë dhe përkushtim ka arritur rezultatet e dëshiruara.
Dietat strikte dhe palestër çdo ditë janë formula e një trupi perfekt që këngëtarja ka arritur duke e treguar këtë gjë tek të gjithë ndjekësit e saj.