Ish-konkurrenti i Përputhen, Atdhe Xharavina, sot ka folur sërish për lidhjen me prezantuesen e njohur Bora Zemanin.
Vetëm pak kohë më parë të gjithë u befasuan pasi Atdheu dhe Bora nuk ndiqeshin më në Instagram, një veprim ky që për shumë nënkuptonte se diçka kishte mes tyre.
“Aq shumë u tensionua, aq shumë u bë stresuese, sa u prish edhe miqësia. Nuk ka hiç komunikim. E hoqa unë, jo që të qetësoheshin shqiptarët por kështu ndodhi. Atë zgjodha unë“, tha Xharavina.
Pyetjes mbi lakimin e emrit të tij me Borën por edhe me të tjera vajza të njohura të showbizit shqiptar, Atdheu iu përgjigj kështu:
“S’e kuptoj pse unë jam përfshirë. Kishte ditëlindjen dhe për respekt i dërgova lulet.”
Ndonëse me këto fjalë duket se i sheshoi fjalët, Atdheu me natyrën e tij ngacmuese vijoi të konfuzojë me deklaratat e tij.
Në pyetësorin mbi dashurinë që iu bë në emision, ai tregoi se së fundmi kishte mbyllur një histori dashurie, nga e cila kishte dalë i lënduar me një vajzë nga Shqipëria. Prezantuesi i emisionit e thumboi duke i thënë se “ajo vajzë a e ka emrin shqiptar”. Atdheu u përgjigj “po dhe një emër shumë të ftohtë”.
Për të përfunduar intervistën, Atdheu nuk ngurroi se thumbuari sërish duke thënë se “pret të shkojë për pushime në një vend me borë”.