Përmes një kënge të titulluar “Frymë”, Luiz Ejlli dhe Kiara Tito konfirmuan se janë në pritje të ëmbël.
Ata do të bëhen prindër të një vajze.
Në video, shfaqen momentet e çiftit teksa zbulojnë shtatzëninë dhe Kiara që prek barkun e rrumbullakosur.
Nuk mungojnë as pamjet nga festa e zbulimit të gjinisë së bebit.