Duket se Donaldi nuk po kalon orë aspak të mira dhe gjendja e tij psikologjike është shumë e rënduar.
Mbrëmja e djeshme, ballafaqimi me opinionistët dhe videot e Borës duket se e kanë tronditur dhe e kanë bërë edhe më të ndjeshëm. Teksa e gjitha arriti kulmin ditën e sotme kur dikush shkoi në ambientet e shtëpisë së “Big Brother VIP”, duke bërtitur: “O donald, o maskara!”
Të gjithë këta faktorë duke i shtuar edhe izolimin prej dy muajsh, kanë bërë që Donaldi të kërkojë të dalë nga shtëpia.
Ai ka shkruar sot në një nga xhamat e shtëpisë “Më nxirrni që këtu!”, duke kërkuar largimin nga shtëpia. Si duket ai i kërkon publikut të votojë për ta eleminuar, ose thjesht është një thirrje e brendshme për të treguar se nuk është mirë dhe ndihet i izoluar jo vetëm fizikisht por edhe mendërisht dhe emocionalisht.
Edhe Bora reagoi për herë të parë. Ajo u kërkoi njerëzve mos ta gjykojnë dhe dëmtojnë Donaldin pasi as ajo nuk po e bënë diçka të tillë. (KLIKO)
Ka ardhur koha që si njerëzit që ndjekin “Big Brother”, ashtu edhe produksioni të reflektojnë dhe të ndërmarrin hapat e duhur./Gazeta Enigma/