Një situatë e paprecedentë ka ndodhur në Big Brother VIP, me Jozefin Markun që ka goditur Gjestin pas eliminimit të tij nga shtëpia.
Menjëherë pas kësaj, produksioni ka kontaktuar Policinë e Shtetit, e cila menjëherë ka arrestuar Jozin, duke e shoqëruar me pranga në duar.
Top Channel ka publikuar pamjet e momentit të arrestimit të banorit nga forcat e policisë.
Nga ana tjetër, gjatë Prime-t u mësua se gjendja shëndetësore e Gjestit ishte e stabilizuar.