Medalja e artë vendoset nga foto-finishi, në 100 metra për meshkuj triumfoi Noah Lyles

Medalja e artë vendoset nga foto-finishi, në 100 metra për meshkuj triumfoi Noah Lyles

Një finale e jashtëzakonshme është zhvilluar sot në kuadër të “Paris 2024”.

Tetë vrapues të dalluar garuan me njëri tjetrin për të artën.

I pari nga të gjithë doli Noah Lyles.

Pas gjysmëfinaleve jashtëzakonisht të shpejta në 100 metra për meshkuj, edhe finalja ishte e tillë me vrapues tejet të zot.

Kenneth Bednarek (SHBA), Fred Kerley (SHBA), Kishane Thompson (Xhamajka), Akani Simbine (Afrika e Jugut), Oblique Seville (Xhamjaka), Noah Lyles (SHBA), Letsile Tebogo (Botsuana) dhe Lamont Marcell Jacobs (Itali) luftuan për medalje.

Të tetë vrapuesit në finalen e meshkujve arritën në kohën nën 10 sekonda, ku i pari doli Noah Lyles me kohë duke rrëmbyer të artën dhe atë fal të mijtave të sekondës. Koha e tij ishte 9.79 sekonda.

Medalja e argjend e fitoi Kishane Thompson i Xhamajkës, ndërsa të bronztën e mori Fred Kerley i SHBA-ve. /Gazeta Enigma

Related Articles