Megi Pojani ka udhëtuar përsëri drejt Turqisë. Udhëtimin e saj e ka bërë të ditur përmes rrjeteve sociale. Megi ka treguar në Instagram, se është e shoqëruar nga motrat e saj, ndërsa ka ndarë edhe një ngjarje që i ka ndodhur në një aeroport në Turqi.
“Nëse dëgjoj edhe një herë ‘ka botox’ në një aerport në Turqi, do të bëhem agresive”- shkruan Megi në një postim në Instastory.
Megi është komentuar vazhdimisht kohëve të fundit që pas thashethemeve se ndodhet në një romancë me futbollistin e njohur te kombëtares, Endri Çekiçi.
E gjitha nisi pasi në rrjetet sociale dyshja publikuan foto ku dukej se kishin fluturuar së bashku drejt ishujve të Afrikës Lindore.