Menaxheri Shala thotë se Kosova po shantazhohet

Menaxheri Shala thotë se Kosova po shantazhohet

Pranë selektorit Alain Giresse, i pranishëm në konferencën për shtyp ishte edhe menaxheri i Përfaqësueses së Kosovës, Bajram Shala. Ai është pyetur në lidhje me lajmet e fundit se Arbnor Muja do t’i bashkohet Shqipërisë pasi nuk është pjesë e Kosovës.

Shala i ka quajtur këto spekulime dhe ka thënë se kjo nuk është hera e parë që Kosova po shantazhohet në mënyra të tilla nga shumë lojtarë, përkatësisht agjentët e tyre që po bëjnë trysni se do të largohen nga “Dardanët” për t’iu bashkuar një përfaqësuese tjetër.

Shala ka thënë se të gjithë ata që duan të largohen nga Kosova, janë të lirë ta bëjnë një gjë të tillë.

“Situata e Mujës është shumë e thjeshtë dhe spekulime janë të gjitha ato lajme se do të shkoj të Shqipëria. Ai është dhe mbetet futbollist i Kosovës. Kjo është temë e mbyllur dhe ai mbetet pjesë e ekipit”, është shprehur Shala.

“Më shqetësuese se kjo është një lloj trendi që vazhdimisht ka qenë vitet e fundit, ndoshta që nuk vjen nga futbollistët por agjentët e tyre duke bërë shantazh që sa herë nuk ftohet një lojtarë, atëherë flitet se do të shkojë te Shqipëria. Por, te ne kjo temë në diskutohet dhe duam t’ua bëjmë me dije të gjithëve se nuk pranojmë shantazhe të tillë. Nëse ata nuk ftohen nga trajneri për shkak të vendimeve të tij, atëherë nuk mund të gjejnë forma të tilla për të shantazhuar Kosovën duke kaluar te përfaqësueset tjera. Kemi pasur raste të tilla edhe që janë larguar, por ata që duan të largohen janë të lirë të bëjnë një veprim të tillë”.

Related Articles