“Mezi pret të më shohësh jashtë”- Romeo dhe Heidi, të përlotur, flasin për marrëdhënien e tyre!

“Mezi pret të më shohësh jashtë”- Romeo dhe Heidi, të përlotur, flasin për marrëdhënien e tyre!

Heidi dhe Romeo, edhe pse nuk janë më cift brenda shtëpisë së “BBVIP”, prap kanë “halle ciftesh”, teksa dyshja shihet shpesh të bisedojë për marrëdhënien e tyre, madje edhe të preket apo emocionohet, sic ishte rasti i sotëm.

Kështu, edhe pse këto ditë janë parë larg njëri-tjetrit, ata duket se nuk e harrojnë dot njëri-tjetrin ose të paktën nuk i largohen tjetrit dhe pikërisht sot kanë zhvilluar një bisedë për ndjenjat e tyre, por edhe për lojën dhe se si të tjerët po e përdorin historinë. 

Ndër të tjera, filllimisht ata kanë folur për banorët e tjerë dhe se si po e “përdorin” këtë krizë të tyren për t’i sulmuar, por jo vetëm kaq, ata kanë folur edhe “hapur” për dëmin që i bëjnë njëri-tjetrit dhe se sa e vuajnë këtë pjesë, teksa nuk kanë munguar edhe lotët. 

Sërish në lot, Romeo i ka kërkuar sërish “llogari” Heidit dhe se si sillet me të në raport me banorët e tjerë, diskutim që e kanë bërë në fakt edhe më parë, ndërsa kjo bisedë e tyre, është mbyllur me ish-banoren e “GF” që ka thënë se mendon që aktori humorit “mezi pret që ajo të dalë”, ndërsa Romeo i ka thënë që po e “shkatërron”, jo vetëm me këto që thotë, por edhe me lotët. 

Related Articles