Ai e bëri zyrtare lidhjen e tij me Lori Harvey në janar të këtij viti. Që nga atëherë daljet e tyre janë bërë të shpeshta, ndërsa shpesh marrin vëmendje me paraqitjen e tyre, shkruan Daily Mail.
Dhe Michael B. Jordan dhe Lori Harvey dukeshin edhe më të dashur ndërsa shijuan një darkë në Malibu ditën e djeshme (e shtunë). Aktori dhe modelja u fotografuan nga paparacit derisa po drejtoheshin për nga makina e tyre luksoze.
Lori u pa me një veshje të thjeshtë, me xhinse dhe një këmishë tejet unike, me të cilat dukej tërheqëse. Në anën tjetër Michael tregoi muskujt e tij të shkëlqyer, të fituar përmes stërvitjeve të shumta, shkruan magazina prestigjioze angleze, Daily Mail.