Lionel Messi do të mbajë konferencën e tij të lamtumirës nga Barcelona në Camp Nou dhe tashmë mijëra tifozë janë mbledhur para stadiumit.
Messi dhe Barcelona tronditën botën kur doli se ylli argjentinas do të largohej nga klubi, pasi një kontratë që ishte rënë dakord në parim dështoi në momentin e fundit nga rreziku financiar i klubit.
Barcelona njoftoi se sulmuesi i tyre legjendar do të largohet, me të ardhmen e Messit tani gjithnjë e më të pasigurt.
Sot (e diel), Messi pritet ta mbajë konferencën për shtyp nga ora 12:00 me kohën tonë lokale, ku do të zbulojë gjithçka për largimin e tij nga Barcelona.
Kur kanë mbetur vetëm edhe pak minuta, tifozët kanë ‘pushtuar’ vendin para stadiumit Camp Nou.
The scene right now outside Camp Nou: pic.twitter.com/ecF6ZMdPbM— FC Barcelona (@FCBarcelona) August 8, 2021
Në një video të publikuar nga faqja zyrtare e klubit katalunas shihen mijëra tifozët duke e pritur idhullin e tyre para stadiumit.
Ndryshe, Messi thuhet se ka arritur marrëveshje personale me Paris Saint-Germain dhe konfirmimi i tij si lojtar i ri është vetëm çështje kohe.