Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës në Kosovë, Liburn Aliu, ka shkuar sot për të votuar në zgjedhjet parlamentare në Kosovë.
Pasi votoi në një qendër votimi në Tiranë, anëtari i kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje uroi që i tërë procesi i votimit dhe numërimit në Shqipëri të jetë në rregull.
“Uroj që të jetë çdo gjë e rregullt edhe në procesin e votimit dhe numërim”, tha ai për KP.
I pyetur për suksesin e mundshëm të tre kandidatëve të mbështetur nga partia e tij, Aliu u shpreh optimist.
“Shpresoj që po”, tha shkurt ai.