Miqtë e Erjolës konfirmojnë romancën e saj me reperin e njohur shqiptar?

Miqtë e Erjolës konfirmojnë romancën e saj me reperin e njohur shqiptar?

Ditën e djeshme, në programin “E diell” në Top Channel, janë diskutuar banorë e këtij edicioni të Big Brother Vip Albania. Të ftuar në studio ishin ish-banorë, dy prej të cilëve Dea Vieri dhe Bled Mane. 

Dea u pyet nga moderatori i programit Edi Manushi se për cilin ka pëlqim Erjola Doçi brenda shtëpisë.Sipas Deas, Romeo kur shikonte Erjolën i bënin sytë xixa dhe ka dashur t’i shihte bashkë. Në këtë moment ka ndërhyrë Bledi i cili ka zbuluar se Erjola ka një të dashur jashtë dhe bëhet fjalë një reper të famshëm.

Ed Manushi: Kë pëlqen Erjola Doçi aty brenda?

Dea: Me thënë të drejtën kur ka hyrë Erjola Doçi mu duk sikur Romeos po i bënin sytë xixa. Se Erjola është femër seksi, provokuese, kur hynte ajo në pishinë… të paktën unë, Erjolën me Romeon i shihja.

Bledi Mane: Ne e kemi Erjolën shoqe dhe ajo ka një lidhje jashtë.

Ed Manushi: Ky qenka lajm, kë ka Erjola jashtë?

Bledi Mane: Me një emër të njohur, po na ndjek nga Gjermania. Është emër i njohur i repit, kaq mjafton.

Dea: Edhe shoku i Bardhit (qesh).

Kujtojmë që pak javë më parë në mediat online qarkulluan lajmet se Erjola është në një romancë me reperin shqiptar i cili jeton në Gjermani, Azet. Mos ndoshta përmes kësaj deklarate, Bledi sapo konfimori aludimet?

Related Articles