Mira Murati lanson rivalin e OpenAI

Mira Murati lanson rivalin e OpenAI

Ish-drejtuesja kryesore e teknologjisë (CTO) e OpenAI, Mira Murati, të mërkurën, lansoi një startup të AI, të quajtur Thinking Machines Lab.

Kompania e re e përshkroi veten si një kërkim i inteligjencës artificiale dhe produkt që fokusohet në “ndërtimin e një të ardhmeje ku të gjithë kanë qasje në njohuritë dhe mjetet për ta bërë AI të funksionojë për nevojat dhe qëllimet e tyre unike”, shkruajnë mediat e huaja.

Ekipi i Thinking Machines Lab përbëhet nga rreth 30 njerëz që janë studiues, inxhinierë dhe ndërtues nga OpenAI, Meta dhe Mistral.

Mira në shtator 2024 u largua papritur nga OpenAI. Ajo ndau një deklaratë në internet ku thuhej: “Unë po largohem sepse dua të krijoj kohë dhe hapësirë për të bërë eksplorimin tim”.

Startup-i aktualisht përbëhet nga dy të tretat e ish-punonjësve të OpenAI, i cili përfshin Barret Zoph, një ish-kërkues në OpenAI dhe John Schulman, bashkë-themelues i OpenAI dhe ish-Zyrtar Kryesor Shkencës në Anthropic.

Related Articles