Muajt e fundit raporti i Don Xhoni me modelen ruse Arian Lirey ka qenë në qendrën e vëmendjes së mediave rozë, jo gjithmonë për arsye të mira, teksa cifti shpesh është përfolur për ndarje, ribashkim, madje edhe martesë dhe një pritje të ëmbël të mundshme, ndërsa njerëzit kanë qenë gjithnjë të paqartë me atë që po ndodhte vërteë mes tyre.
Së fundmi ka qenë vetë Ariana që ka vënë “pikat mbi i”, duke sqaruar njëherë e mirë marrëdhënien me reperin shqiptar dhe mesa duket ata nuk janë më bashkë.
Teksa ka publikuar në Instagram-in e saj se sa shpesh e pyesin fansat dhe ndjekësit në lidhje me raportin me Don Xhonin ajo jep një përgjigje përfundimtare, duke shkruar: “Pyetja më e zakonshme…Kemi kaluar një rrugë të vështirë dhe mund të themi që jemi ndarë lumturisht. Nuk jemi të martuar, nuk jemi bashkë. Secili në jetën e vet, njerëz”
Pra tatuazhi në dorën e saj me mbishkrimin Ms.Isufi, pjesëmarrja në videoklipin e këngës “Ike”, gjithë postimet në rrjetet sociale e cdo gjë tjetër, nuk do të thonë asgjë pasi modelja dhe reperi nuk janë më bashkë. Për momentin të paktën, s’e asnjëherë nuk i dihet…