Moderatorja shumë e dashur nga publiku, Xhemi Shehu ka qenë gjithmonë e rezervuar kur bëhet fjalë për intervistat.
Mirëpo, së fundmi, ajo ka bërë një përjashtim. Madje, ka folur dhe për jetën e saj private.
Xhemi sqaroi se nuk është ndarë nga bashkëshorti siç po përflitej, por ka bërë thjesht një batutë kur iu referua vetes si “ish-gruaja e Visit”.
“Ishte një batutë, nuk jam ndarë, pavarësisht se nuk kam unazat. I heq herë pas here kur dua të lyej duart me krem në darkë dhe harroj t’i vendos. Unazat janë thjesht aksesorë”, tha ajo.
Më tej, moderatorja foli edhe për prindër-imin duke treguar marrëdhënien me dy djemtë e saj.
“Prindërimit nuk ia merr dorën asnjëherë. Fëmijët janë një zbulim i ri çdo ditë. Çdo ditë nxjerrin diçka të re. E gjej veten shpeshherë në situata që nuk di të sillem. Jam ‘tërhiq e mos e këput’, pra edhe duhet të jem liberale, edhe strikte”, tha Xhemi