Grupi Kalush Orchestra nga Ukraina ka fituar Eurovizionin 2022.
Duke performuar një përzierje të repit dhe folkut, grupi fitoi në Torino të Italisë, të shtunën me këngën e tyre “Stefania”.
Ata ia kushtuan performancën e tyre nënave të Ukrainës, shkruan The Independent.
Që kur u shfaq për herë të parë në konkurs në vitin 2003, Ukraina ka fituar dy herë më parë me Wild Dances nga Ruslana në 2004 dhe këngën 1944 nga Jamala në 2016.
Pas votimit të jurisë, Sam Ryder i Britanisë së Madhe qëndroi në krye, por votimi i publikut i dha Ukrainës fitoren./Gazeta Enigma/