Ish-banorja e edicionit të dytë të “Big Brother VIP Kosova” dhe këngëtarja Monika Salihu ka bërë një zbulim interesant rreth natyrës së spektaklit televiziv në të cilin mori pjesë.
Gjatë një interviste së fundmi për “Artistët Shqiptarë”, Monika hodhi dritë mbi faktin se jo të gjitha momentet që ndodhin brenda shtëpisë së Big Brother përfundojnë të jenë pjesë e transmetimeve që arrijnë te publiku.
“Publiku duhet ta di se jo gjithçka del jashtë, dhe nuk bën që gjithçka të dalë jashtë për publikun”, u shpreh Monika Salihu në intervistë.
Komenti i saj erdhi pasi ajo u pyet mbi raportet e saj me trangjinoren Edona James, pasi ishte akuzuar në fillim të programit se si natyra e saj fetare, mund ta ketë bërë që ta shmangte Edonën në natën e parë.
Është e natyrshme që producentët e një spektakli televiziv siç është Big Brother të filtrojnë përmbajtjet për të krijuar një narrativë të caktuar dhe të ruajnë njëfarë balanci në lidhje me atë çka është e përshtatshme për transmetim.