Morena përjeton tmerrin në aeroplan: Faleminderit Zot që më mbrojte

Morena përjeton tmerrin në aeroplan: Faleminderit Zot që më mbrojte

Modelja dhe këngëtarja e njohur, Morena Taraku njoftoi se e ka përjetuar tmerrin në fluturimin nga Prishtina për në Stamboll, raporton Paparaci.

Me anë  të ‘Insta Story, ajo tha se ka përjetuar një eksperiencë shumë të keqe por fatmirësisht ka arritur shëndosh e mirë, teksa e falënderoi Zotin për mbrojtje.

“Faleminderit Zotit për jetën tjetër. Duani dhe kujdesuni vetëm për njerëzit e vërtetë sepse jeta është e shkurtër. Sot kisha një përvojë shumë të keqe teksa po fluturoja nga Kosova në Stamboll. Pas të gjithave, faleminderit Zotit arritëm mirë. Ju lutem respektojeni dhe ruajeni vetën tuaj sepse askush s’e bën këtë për ju. Faleminderit Zot që më mbrojte”, shkroi ajo.

Related Articles