Adriana Matoshi është njëra ndër aktoret më të dashura në vend.
Ditën e djeshme ajo postoi një status në llogarinë e saj në Facebook që tronditi të gjithë.
Aktorja para 9 viteve është përballur me një sëmundje shumë të rëndë.
Ajo ka vuajtur nga tumori në tru dhe prap pas 9 viteve ajo po përballet përsëri me po të njejtën sëmundje.
Të shumtë ishin ata që i dhanë forcë aktores dhe e përkrahën duke i dhënë forcë për të mos u dorëzuar.
Njëra ndër ta ishte edhe Morena Taraku.
Pak minuta më parë ajo postoi një foto të aktores duke e shoqëruar me fjalët më të ndjera dhe mbështetëse për të./Gazeta Enigma/