Këngëtarja dhe modelja e njohur shqiptare, Morena Taraku, është shumë e komentuar për paraqitjet e saj në rrjetet sociale.
Shpesh, ajo ndan me ndjekësit fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e saj e përditshme, ku në të shumtën e rasteve nuk mungojnë edhe postimet provokuese.
Së fundmi, Taraku publikoi për ndjekësit e saj në Instagram një fotografi, ku dukej mjaft tërheqëse në bikini të bardha.
Ajo vuri në pah barkun e saj të sheshtë dhe ngjyrën e marrë nga rrezet e diellit përgjatë këtij sezoni.
Ndërkohë edhe në InstaStory, ajo publikoi një fotografi tërheqëse në bikini të gjelbra, duke vënë në pah linjat e saj trupore, të cilat vijnë si rezultat i përkushtimit në palestër.
Kjo paraqitje e modeles dhe këngëtares vjen pak kohë pasi ajo njoftoi se qeni i saj, Moi, kishte ngordhur.
Ajo nuk i kurseu disa fjalë prekëse për kafshën e saj shtëpiake, e cila ishte kthyer në një prej qenieve të saj më të dashura viteve të fundit.