Gjatë ditës në Kosovë do të mbizotrojë mot kryesisht me diell, ku temperaturat do të arrijnë deri në 35 gradë Celsius.
Minimalet sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, parashihen të lëvizin nga 13 deri në 15 gradë, Celsius.
“Mot me diell dhe vranësira të nivelit të mesëm të Troposferës, të cilat vend-vende mund të sjellin riga shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27 – 35 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes me shpejtësi 1-4m/s”, thuhet në njoftimin e IHMK-së. /Gazeta Enigma