Mozzik flet për herë të parë për varësinë nga droga

Mozzik flet për herë të parë për varësinë nga droga

Reperi Mozzik ka folur për herë të parë për varësinë nga substancat narkotike. Mbrëmjen e kaluar, përmes dy postimeve në Instagram, ai tregoi se u bënë 6 vite që ka hequr dorë nga droga.

Sipas tij, fakti që konsumonte drogë kishte të bënte me shumë faktorë, e një prej tyre ishte profesioni që ka.

Por Mozzik falenderon Zotin që ia doli të hiqte dorë nga kjo varësi.

“Kam 6 vite që kam hequr dorë nga droga. Kjo është gjëja më e bukur që kam bërë për vete dhe ndihem krenar. Sigurisht, ishte rrugë e vështirë për mua, isha i ri. Mjedisi, profesioni, dhe çdo gjë që lidhej me të…por ia dola, faleminderit Zot”, ka shkeuar ai.

“Kam 6 vite…”, Mozzik flet për herë të
“Kam 6 vite…”, Mozzik flet për herë të

Related Articles